Aktualitet

Bandat shqiptare ‘ndezin’ dhunën në Ekuador, në shënjestër, policët që ruajnë pikat e nxehta

Torres shpjegoi për InSight Crime se si rritja e grupeve meksikane dhe shqiptare të trafikimit në vend ka nxitur dhunë më të madhe dhe kështu ka bërë që oficerët e policisë të kapen gjithashtu në shkëmbim zjarri.

17 Maj 2022, 16:38 Nga DOSJA
Bandat shqiptare ‘ndezin’ dhunën në Ekuador, në
Foto Ilustruese

EKUADOR- Bandat ekuadoriane po zgjerojnë aktivitetin e tyre duke hapur një faqe tjetër nga libri i përplasjeve mes grupeve të krimit në Meksikë dhe Kolumbi. Tashmë kanë shtuar edhe vrasjet e oficerëve të policisë që ruajnë ‘pikat’ e nxehta për trafikun e drogës.  Në një javë të vetme, tre oficerë u vranë kohët e fundit ndërsa dy të tjerë u plagosën në provincën Guayas, sipas agjencisë së lajmeve Expreso. Trupi i një oficeri u gjet më 5 maj në qendrën e trafikut të kokainës të provincës, Guayaquil dhe kishte shenja torture . 

Dhe më 30 prill, Policia Kombëtare e vendit njoftoi se një oficer tjetër u qëllua për vdekje në një autostradë jashtë Guayaquil. Ai u ndoq nga dy vrasës me motor, të cilët e qëlluan vazhdimisht në mes të ditës, sipas Ecuavisa. Vrasësit me motoçikleta kanë sulmuar gjithashtu oficerë policie në provincat e Esmeraldas dhe Los Ríos këtë vit.

Sulme të tilla ndjekin një prirje shqetësuese në Ekuador. El Comercio raportoi se pesë oficerë u vranë në 2020, ndërsa në 2021 numri ka shkuar në 13. Ky numër pritet të rritet ende pasi shtatë policë janë vrarë nga janari deri në fillim të majit 2022. Dhuna kriminale e Ekuadorit po kalon me shpejtësi kapacitetet e zbatimit të ligjit, ndërsa nxjerr në dritë të vërteta të dhimbshme rreth korrupsionit brenda radhëve të tyre.

Vrasjet e oficerëve të policisë janë një nga pasojat më të dukshme në klimën e dobët të sigurisë të vendit, veçanërisht në provincën jugore të Guayas, ku dhuna e bandave është rritur .

Dhuna që tani po përhapet duke përfshirë zyrtarët e zbatimit të ligjit përshkruan një nivel që më parë ishte përtej mundësive të bandave ekuadoriane. 

“Shumica e vrasjeve të policisë kanë të bëjnë me krimin e organizuar. Ata po i lajnë hesapet,”- tha për InSight Crime Arturo Torres, një gazetar vendas me përvojë të gjerë në mbulimin e krimit të organizuar.

Ai shtoi se disa nga policët e vrarë mund të kenë pasur lidhje të drejtpërdrejta me bandat. 

“Pasi të rekrutohen oficerët e policisë, ata nuk mund të largohen nga këto grupe ose të ndalojnë së vepruari në emër të tyre,”- tha ai.

Torres shpjegoi për InSight Crime se si rritja e grupeve meksikane dhe shqiptare të trafikimit në vend ka nxitur dhunë më të madhe dhe kështu ka bërë që oficerët e policisë të kapen gjithashtu në shkëmbim zjarri.

“Ka më shumë burime për të blerë oficerët e policisë, apo për t'i frikësuar ata me kërcënime, jo vetëm personalisht, por edhe për familjet e tyre,”- përfundoi ai.

Marrë dhe përshtatur nga Insight Crime

(f.m/dosja.al)

Sondazh

Poll