Aktualitet

I shpallur në kërkim për kultivim kanabisi, arrestohet 22-vjeçari (EMRI)

Ndërkohë që po nga Gjykata e Tiranë, Erdis Hysko në shtator të vitit të shkuar, e ka dënuar me 2 muaj burgim.

17 Maj 2022, 14:47 Nga DOSJA
I shpallur në kërkim për kultivim kanabisi, arrestohet
Pamje nga aksioni

TIRANË- Erdis Hysko ka rënë në prangat e Policisë së Shtetit, në kuadër të operacionit “Two”, pasi ishte dënuar me 5 vite burg. 22-vjeçari është shpallur fajtor për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt", ndërkohë që po nga Gjykata e Tiranë, në shtator të vitit të shkuar, e ka dënuar me 2 muaj burgim.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Finalizohet operacioni policor i koduar "Two", i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 6. Vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim kombëtar për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt".

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Two".

Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: - Erdis Hysko, 22 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin e datës 28.02.2022, e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”. Gjithashtu, kjo Gjykatë, me vendimin e datës 23.09.2021, e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt".

(k.m.dosja.al)

Sondazh

Poll