Aktualitet

Lojërat e fatit/ Çela: Ka pasur rritje të "mbylljeve" të aktiviteteve, është shqetësuese

Çela deklaroi se vitin e kaluar kjo detyrë i është ngarkuar prokurorisë

17 Maj 2022, 14:35 Nga DOSJA
Lojërat e fatit/ Çela: Ka pasur rritje të "mbylljeve"
Olsian Cela

TIRANË-  Kryeprokurori Olsian Çela deklaroi ditën e sotme gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve nevojën e krijimit të një strukture për të hetuar lojërat e fatit. Çela deklaroi se vitin e kaluar kjo detyrë i është ngarkuar prokurorisë por shtoi se kjo nuk mund të bëhet pa bashkëpunimin e policisë.

“Lojërat e fatit, dua të citoj që të jem korrekt me raportin. I kemi kërkuar ministrisë së Drejtësisë për të marrë masat në lidhje me të dhënat statistikore. Përgjegjësia është e ministrit të Drejtësisë. Na është ngarkuar vitin e kaluar nga parlamenti kjo detyrë. Kjo detyrë nuk mund të realizohet vetëm nga prokurori. Ne kemi tentuar edhe në takim me drejtues të policisë së shtetit që të merren masa për ngritjen e kësaj strukture. Mbyllja e lojërave të fatit ka një rritje eksponenciale. Kjo është shqetësuese. Rritja është shqetësuese. Nuk kemi një analizë të faktorëve që kanë çuar në rritje”, deklaroi ai.

Sot, në Kuvend është dorëzuar raporti vjetor i Prokurorit të Përgjithshëm mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin 2021 që përfshin shifra për ligjin e dekriminalizimit, veprat penale si dhe përqindjen e qarqeve. Kryeprokurori Olsian Çela, problemi kryesor me të cilin përballet organi i akuzës është pastrimi i parave.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll