Bota

Biden pret në Shtëpinë e Bardhë kryeministrin grek

Mitsotakis ishte për herë të fundit në Shtëpinë e Bardhë në janar të vitit 2020, kur u prit nga ish-presidenti Donald Trump.

17 Maj 2022, 13:52 Nga DOSJA
Biden pret në Shtëpinë e Bardhë kryeministrin grek
Joe Biden dhe Kyriakos Mitsotakis

SHBA- Presidenti i SHBA-së, Joe Biden priti në Shtëpinë e Bardhë kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis, në takimin e tyre të parë zyrtar që kur presidenti amerikan mori detyrën.

Sipas Protot Thema, Biden dhe Mitsotakis ishin takuar më parë, kur presidenti ameikan shërbeu si zëvendëspresident i SHBA-së, por takimi i së hënës shënon takimin e parë zyrtar dypalësh midis krerëve të shteteve.

Mitsotakis ishte për herë të fundit në Shtëpinë e Bardhë në janar të vitit 2020, kur u prit nga ish-presidenti Donald Trump. Biden falënderoi udhëheqësin grek për "udhëheqjen morale" dhe tha se ata do të diskutojnë një sërë çështjesh pas dyerve të mbyllura, duke përfshirë partneritetet e mbrojtjes, energjinë dhe ndryshimet klimatike.

Mitsotakis theksoi më tej se marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Athinës janë në "kulmin e të gjitha kohërave", ai gjithashtu postoi në Facebook disa foto nga takimi me Biden. 

"Kam pasur nderin të takohem me presidentin amerikan Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë. Vendet tona kanë qenë gjithmonë në anën e duhur të historisë. Ne luftuam së bashku. Dhe tani ne përballemi, së bashku, me sfidën e pushtimit rus të Ukrainës. Në të njëjtën kohë, kjo vizitë është një mundësi për të rivlerësuar nivelin e marrëdhënieve tona. Unë sinqerisht besoj se është në nivelin më të lartë historik,"-shkruajti ai krahas fotove. 

Udhëheqësit nuk iu përgjigjën pyetjeve përpara se të hynin në diskutimet e tyre formale së bashku me delegacionet nga të dyja vendet.

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll