Bota

Pas dorëzimit ushtarët e regjimentit Azov mund të përballen me dënimin me vdekje

Në një debat në dhomën e ulët të parlamentit të Rusisë pasi mbrojtësit e fabrikës së çelikut Azovstal të Ukrainës u dorëzuan, ligjvënësi Leonid Slutsky tha se megjithëse Rusia kishte një moratorium mbi dënimin me vdekje, ajo duhet të "mendojë me kujdes" për dënimin me vdekje për luftëtarët e Azov.

17 Maj 2022, 13:51 Nga DOSJA
Pas dorëzimit ushtarët e regjimentit Azov mund të përballen
Ushtaret ukrainas

RUSI- Një ligjvënës rus që merr pjesë në bisedimet e paqes me Kievin ka thënë se Rusia duhet të marrë në konsideratë dënimin me vdekje për ata që ai i quajti luftëtarët nacionalistë nga regjimenti Azov i Ukrainës.

Në një debat në dhomën e ulët të parlamentit të Rusisë pasi mbrojtësit e fabrikës së çelikut Azovstal të Ukrainës u dorëzuan, ligjvënësi Leonid Slutsky tha se megjithëse Rusia kishte një moratorium mbi dënimin me vdekje, ajo duhet të "mendojë me kujdes" për dënimin me vdekje për luftëtarët e Azov.

"Ata nuk e meritojnë të jetojnë pas krimeve monstruoze kundër njerëzimit që i kanë bërë dhe që bëhen në vazhdimësi ndaj të burgosurve tanë”, tha ai.

Kjo vjen pasi zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se luftëtarët ukrainas që u dorëzuan në fabrikën e çelikut do të trajtoheshin "në përputhje me standardet ndërkombëtare" dhe se Vladimir Putin e kishte garantuar këtë.

Ministria ruse e mbrojtjes tha më herët se më shumë se 250 luftëtarë ukrainas të strehuar në fabrikën e çelikut në Mariupol ishin dorëzuar pas shumë javësh nën rrethim. 

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll