Bota

Britania këshillon përdorimin e 'detektorit metalik' për kancerin

Aktualisht, disa spitale përdorin një injeksion të padëmshëm të ngjyrës radioaktive dhe një skanim në vend të tyre, por kjo nuk është e disponueshme.

17 Maj 2022, 13:42 Nga DOSJA
Britania këshillon përdorimin e 'detektorit metalik'
Foto ilustruese

BRITANI E MADHE- Instituti Kombëtar për Përsosmërinë e Shëndetit dhe Kujdesit (NICE), i ka rekomanduar një ‘dedektor metalik’ për kancerin e gjirit shërbimit kombetar të shëndetësisë (NHS). NICE ka zbuluar një lëng të magnetizuar, të quajtur Magtrace, i injektuar në indin rreth kancerit. Ai gjurmon udhëtimin e lëngut që rrjedh në gjak ndërsa lëviz mbi lëkurë për të treguar se ku mund të ketë lindur kanceri.

Sipas BBC, Jeanette Kusel, drejtoresha në detyrë për MedTech dhe dixhitale në NICE, tha se njerëzir me kancer gjiri duan të dinë nëse është izoluar apo përhapur.

"Njerëzit me kancer gjiri duan të dinë nëse kanceri i tyre është izoluar ose është përhapur në pjesën tjetër të trupit të tyre. Sa më herët të vendoset kjo, aq më të mira do të jenë rezultatet e mundshme. Kjo teknologji është një alternativë tjetër për kirurgët që punojnë në spitale me akses të kufizuar ose pa akses në departamentet e radiofarmacisë,”.-tha ajo

Aktualisht, disa spitale përdorin një injeksion të padëmshëm të ngjyrës radioaktive dhe një skanim në vend të tyre, por kjo nuk është e disponueshme. Injeksioni i lëngut Magtrace me ngjyrë kafe përmban oksid hekuri, i cili është magnetik.

(d.d)/dosja.al

Sondazh

Poll