Bota

Fituesit e Eurovizionit do të nisin një turne në Europë për të mbledhur fonde për Ukrainën

Sipas Psyuk, anëtarët e grupit planifikojnë të popullarizojnë gjuhën ukrainase në muzikë dhe duan të promovojnë kulturën e vendit.

17 Maj 2022, 13:47 Nga DOSJA
Fituesit e Eurovizionit do të nisin një turne në Europë
Kalush Orchestra

UKRAINË- Fituesit ukrainas të Eurovizion 2022 kanë thënë se do të bëjnë turne në Europë për të mbledhur fonde për nevojat e ushtrisë dhe fondacioneve bamirëse të Ukrainës.

Sipas CNN, grupi Kalush Orchestra fitoi konkursin e së shtunës, duke bërë që Ukraina të fitojë për herë të tretë në një kompeticion të tillë.

Këngëtari Oleg Psyuk tha gjatë një konference për shtyp në Lviv Media Center Ukraine të martën se ata duan të mbledhin fonde për të ndihmuar vendin e tyre.

"Ne do të vizitojmë Evropën për të mbledhur fonde për Ukrainën dhe Forcat e Armatosura. Së shpejti do të shpallim në faqen tonë në Instagram qytetin ku do të performojmë,"-tha ai

Sipas Psyuk, anëtarët e grupit planifikojnë të popullarizojnë gjuhën ukrainase në muzikë dhe duan të promovojnë kulturën e vendit. Ai shtoi se grupi do të nxjerrë në ankand kupën e fituesit të Eurovizionit dhe do t'i dhurojë të ardhurat për të mbështetur ushtrinë.

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll