U kap me 5,4 kg heroinë me vlerë 700 mijë euro, arrestohet shqiptari në Itali
Droga e sekuestruar ne Itali ITALI- Një 31-vjeçar shqiptar banor në Altamura është arrestuar në bashkinë e Barit nga p...
Olsian Çela u shpreh se problemi më i madh është në Tiranë, aty ku ka vetëm 5 prokurorë që punojnë.
TIRANË-Kryeprokurori Olsian Çela raportoi në Komisionin e Ligjeve për problemin në organet e akuzës në vend duke nxjerrë në pah disa çështje kryesore. Çela u shpreh se problemi më i madh është në Tiranë, aty ku ka vetëm 5 prokurorë që punojnë ndërsa të tjerët sipas tij, fshihen dhe nxjerrin justifikime. Po ashtu, Çela tha se prioritet është çështja e pastrimit të parave, por sërish shton se nuk është i kënaqur nga puna.
“Ne ligjet i kemi shumë të mira. Problemi jonë është zbatimi. Policia gjyqësore. OPGJ nuk kishte asnjë të dhënë. Grupi i kontrollit ka qëndruar nga 6 muaj deri në një vit për të gjetur dosjen. Kemi bërë maksimumin. Kemi nxitur në çdo mbledhje. U kam kërkuar kontroll Policisë Gjyqësore. Dhe prokurorët raportojnë dhe kërkojnë masa për ta. Ajo që ne kemi menduar dhe jemi në kontakt me ekspertë. Ne do kemi mundësinë tani të kemi një prokuror dhe një OPGJ. Nuk mund të fshihen më prokurorët pas justifikimeve ku 5 veta punojnë dhe të tjerët fshihen. Ky do ketë indikator i mirë për ne për të kuptuar ku janë shqetësime. Si ka mundësi që asnjë drejtues prokurorie nuk ka sjellë sot asnjë rast. Pse ndodh kjo? Ndoshta ka diçka që duhet plotësuar. Prokurori i Përgjithshëm e ka bërë plotësisht detyrën e tij në këtë drejtim. Politika penale. Ne kemi prioritet pastrimin e parave. Prokurori i përgjithshëm mori përsipër për këtë aspekt. Pastrimi i parave jam dakord. Çfarë ndodh sot në Shqipëri. Nga ndërtohen këto që ndërtohen. Unë e kam shprehur këtë shqetësim. Sa referime ka sot nga drejtoria e tatimeve për seksionet e prokurorisë që merren me pastrimin e parave. Prokurori i Përgjithshëm mund të bëjë strukturën por heton. Prokuroria më e dobët në seksionin e pastrimit të parave është prokuroria më e madhe në vend (Tirana). Ky është problem. Duhet ta themi. Performon prokuroria e Fierit dhe Durrësit,”- tha Olsian Çela.
Sot, në Kuvend është dorëzuar raporti vjetor i Prokurorit të Përgjithshëm mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin 2021 që përfshin shifra për ligjin e dekriminalizimit, veprat penale si dhe përqindjen e qarqeve. Kryeprokurori Olsian Çela, problemi kryesor me të cilin përballet organi i akuzës është pastrimi i parave.
(a.b)/dosja.al
Droga e sekuestruar ne Itali ITALI- Një 31-vjeçar shqiptar banor në Altamura është arrestuar në bashkinë e Barit nga p...
Policia Durres DURRËS- Për kokainën e kapur brenda anijes me qymyr në Portin e Durrësit, janë shoqëruar në post&eum...
Ashensori TIRANË- Skandali me ashensorin e QSUT vazhdon! Inspektoriati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut ka zbuluar se ashensori, ...
Pamje nga vendngjarja ITALI-Karabinierët e Riminit arrestuan një nëntëmbëdhjetë vjeçar shqiptar i dyshuar për ten...
Foto ilustruese GREQI- Taksisti shqiptar nuk fal! 58-vjeçari, i martuar dhe baba i dy fëmijëve, por i paidentifikuar për mediat ka pa...
Artan Hoxha TIRANË- Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka mbërritur në Belgjikë për të dëshmuar po sot në Pro...
TIRANË- Këto janë pamjet nga djegia e furgonit në pronësi të Rushit Myrto Ymerit në Vlorë. Zjarri përfshiu mjetin...
Anija TIRANË- Kjo është anija “Unistream”, brenda së cilës u gjetën ditën e sotme 50 kg kokainë. A...
Foto ilustruese TIRANË- Një farmaci është grabitur gjatë natës në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur përballë Minis...
Foto ilustruese KAVAJË- Një 19-vjeçar është arrestuar nga policia e shtetit në kuadër të operacionit policor t&eu...