Aktualitet

U kap me 5,4 kg heroinë me vlerë 700 mijë euro, arrestohet shqiptari në Itali

Arrestimi u bë pasi gjatë kontrollit të makinës me të cilën po udhëtonte shqiptari ku gjetën dhjetë pako që përmbanin drogën e sekuestruar më vonë.

17 Maj 2022, 13:07 Nga DOSJA
U kap me 5,4 kg heroinë me vlerë 700 mijë euro, arrestohet
Droga e sekuestruar ne Itali

ITALI- Një 31-vjeçar shqiptar banor në Altamura është arrestuar në bashkinë e Barit nga policia italiane, pasi iu gjetën 5.4 kg heroinë.

Sipas mediave vendase, arrestimi u bë pasi gjatë kontrollit të makinës me të cilën po udhëtonte shqiptari ku gjetën dhjetë pako që përmbanin drogën e sekuestruar më vonë.

Nga heroina e sekuestruar, njoftoi policia e financave, mund të ishin marrë mbi 100 mijë doza për një fitim mbi 700 mijë euro.

31-vjeçari ndodhet në burgun e Barit, në dispozicion të organeve të drejtësisë, në pritje të daljes para gjyqtarit që ka vleftësuar arrestin dhe ka urdhëruar zbatimin e masës së sigurisë arrest me burg.

(D.a/dosja.al)

Sondazh

Poll