Aktualitet

Grabitet farmacia përballë Ministrisë së Drejtësisë, identifikohen autorët

Autorët, tashmë të identifikuar kanë arritur të marrin 10 mijë lekë të vjetra nga farmacia dhe më pas janë larguar.

17 Maj 2022, 10:28 Nga DOSJA
Grabitet farmacia përballë Ministrisë së
Foto ilustruese

TIRANË- Një farmaci është grabitur gjatë natës në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur përballë Ministrisë së Drejtësisë, pranë bulevardit “Zogu i I”. Sipas burimeve zyrtare nga Policia, autorët, tashmë të identifikuar kanë arritur të marrin 10 mijë lekë të vjetra nga farmacia dhe më pas janë larguar.

Deri më tani, Policia ka nisur punën për kapjen e autorëve, por nuk dihen detaje të tjera lidhur me numrin e të përfshirëve në ngjarje.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll