EPIKE- Modelja greke e hodhi në Tik Tok, taksisti shqiptar e padit: Kisha gjithë natën në punë
58-vjeçari që jeton prej 25 vitesh në Greqi, është i martuar dhe baba i dy fëmijëve, punon përmes aplikacionit Taxibeat, deklaron se nuk ka asnjë kontakt me rrjetet sociale dhe është informuar për videon e ngarkuar nga modeli në platformën Tik Tok nga një i afërm i tij.
GREQI- Taksisti shqiptar nuk fal! 58-vjeçari, i martuar dhe baba i dy fëmijëve, por i paidentifikuar për mediat ka paditur modelen e njohur greke, Stella Samnioti, e cila e hodhi në Tik Tok. Ai ankohet se modelja i ka dëmtuar imazhin, duke pretenduar se ka përdorur hapësirën kibernetike për t'i shkatërruar jetën.
58-vjeçari që jeton prej 25 vitesh në Greqi, është i martuar dhe baba i dy fëmijëve, punon përmes aplikacionit Taxibeat, deklaron se nuk ka asnjë kontakt me rrjetet sociale dhe është informuar për videon e ngarkuar nga modeli në platformën Tik Tok nga një i afërm i tij. E më pas shqiptari ka njoftuar edhe shefin e tij.
JA Ç’KA RRËFYER AI:
“Unë vij nga Shqipëria, jam pesëdhjetë e tetë vjeç dhe nga viti 1997 jetoj dhe punoj në Greqi, jam i martuar dhe kam dy fëmijë përkatësisht 28 dhe 25 vjeç, djali im i parë punon parukier dhe djali i dytë si kuzhinier në Norvegji. Punoj pa ndërprerje që kur erdha në Greqi. 5 vitet e fundit punoj si shofer taksie. Për 25 vite radhazi, pra sa kam qenë në Greqi, nuk kam pasur asnjëherë probleme me autoritetet greke, as edhe familja ime. Unë kam qenë gjithmonë një qytetar shembullor dhe i ndershëm, gjithçka që më interesonte ishte t'i jepja familjes sime një të ardhme më të mirë dhe kushte të mira jetese. Në fund të fundit, deri më sot askush nuk më ka akuzuar për asgjë. Ajo video më ndikon punën. Në datë 20.04.2022 kam rënë dakord të marr një itinerar përmes aplikacionit “taksibeat” me të cilin punoj. E mora të akuzuarën nga lokacioni i mësipërm dhe u nisa për në rrugën e përshkruar më sipër. Ne nuk duhet të devijojmë nga itinerari origjinal për arsye transparence dhe sigurie të klientit. Kur më kërkoi që të ndryshonte lokacion, i thashë që nuk mund ta bëja. Pas tre minutash ajo doli nga taksi, pa e mbyllur derën por ajo mu kthye duke ulëritur. Aty u nxeha. Ishte ora 6:30 e mëngjesit dhe kisha gjithë natën jashtë në punë.”
Atë ditë, mediat greke raportuan se taksisti shqiptar, i paidentifikuar, u nxeh pasi modelja i kërkoi që ta linte 50 metra para destinacionit përfundimtar. Në këtë moment, po sipas saj, taksisti doli nga mjeti dhe filloi ta ndiqte rreth makinës pa asnjë arsye duke e share, por megjithatë ajo ia doli që ta filmonte.
BISEDA NË VIDEO:
Modeja: A je mirë o zotëri?
Taksisti shqiptar: Unë me këtë nxjerr bukën e gojës! Na çatë by**ën.
Deri më tani modelja nuk ka ngritur ndonjë padi, por shqiptari e ka bërë, ndaj pritet që çështja mes tyre të ndahet në gjykatë.
(k.m/dosja.al)
Sondazh
SAGA “Toyota Yaris”! Artan Hoxha shkon në Belgjikë për të dëshmuar: Me pyetjen “trego shokët”, jam në dilemë...
Artan Hoxha TIRANË- Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka mbërritur në Belgjikë për të dëshmuar po sot në Pro...
'Dyshoj te ai që doli nga burgu'/ Djegia e furgonit të Ymerit në Vlorë, dalin pamjet e para
TIRANË- Këto janë pamjet nga djegia e furgonit në pronësi të Rushit Myrto Ymerit në Vlorë. Zjarri përfshiu mjetin...
FOTO/ Kjo është anija ku ishte fshehur kokaina në Durrës, u nis 1 muaj më parë nga Kolumbia
Anija TIRANË- Kjo është anija “Unistream”, brenda së cilës u gjetën ditën e sotme 50 kg kokainë. A...
Grabitet farmacia përballë Ministrisë së Drejtësisë, identifikohen autorët
Foto ilustruese TIRANË- Një farmaci është grabitur gjatë natës në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur përballë Minis...
Armë dhe municion në lokal, arrestohet 19-vjeçari, shpallet në kërkim pronari në Kavajë
Foto ilustruese KAVAJË- Një 19-vjeçar është arrestuar nga policia e shtetit në kuadër të operacionit policor t&eu...
"10.000 €, po deshe…"/ Shqiptarja e martuar në Kosovë “arratiset” bashkë me fëmijët, burri e denoncon
Foto ilustruese TIRANË- Një grua nga Shqipëria e martuar në Obiliq të Kosovës është denoncuar nga bashkëshorti...
I qetë dhe me kufje në vesh! Plagosi Kërtushën në lokalin e Noizy-t, del FOTO-ja e autorit
Ardit Kertusha dhe autori i plagosjes TIRANË- Personi që shihni në foton e mëposhtme është personi që mendohet se ka q&e...
EMRAT- Kush janë 2 personat që akuzohen për vrasjen e 30-vjeçarit shqiptar në Londër
Foto ilustruese BRITANI E MADHE- Vrasja e 30-vjeçarit Olsi Kuka, ende nuk është zbardhur, por deri më tani janë prangosur 3 pers...
Finalja e 'Conference League', Policia e Shtetit: Nga gjoba tek dënimi me burg, ja ç’rrezikojnë tifozët
Albert Dervishaj TIRANË- Policia e Shtetit ka planifikar masa sigurie me qëllim garantimin e rendit e sigurisë për zhvilli...
Defekti në kompjuterin e palës greke, radhë të gjata në Kakavijë, 100 mjete në pritje
Kakavije KAKAVIJË- Defekti i krijuar nga sistemin kompjuterik në anën greke të kufirit në pikëkalimin e Kakavijës ka b&e...
