Aktualitet

"10.000 €, po deshe…"/ Shqiptarja e martuar në Kosovë “arratiset” bashkë me fëmijët, burri e denoncon

Nga të dhënat paraprake, mësohet se çifti kishte dy vajza, të cilat janë marrë me vete nga nëna e tyre.

17 Maj 2022, 10:17 Nga DOSJA
"10.000 €, po deshe…"/ Shqiptarja e martuar në
Foto ilustruese

TIRANË- Një grua nga Shqipëria e martuar në Obiliq të Kosovës është denoncuar nga bashkëshorti i saj se i ka marrë fëmijët dhe është kthyer në vendlindjen e saj. Nga të dhënat paraprake, mësohet se çifti kishte dy vajza, të cilat janë marrë me vete nga nëna e tyre. Sipas deponimit që ka dhënë në Komisariatin e Policisë, bashkëshorti pretendon se gruaja i ka kërkuar 10 mijë euro për t’i sjellë fëmijët.

Njoftimi i plotë i policisë:

DETYRIM /Obiliq 16.05.2022 – 12:55. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij e dyshuara femër shqiptare shtetase e Shqipërisë, i ka marr dy vajzat e tyre dhe është larguar në Shqipëri dhe për ti sjellë fëmijët në Kosovë nga viktima i ka kërkuar 10000 (dhjetë mijë) euro. Rasti është duke u hetuar.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll