Bota

Ukraina po punon për 'hapat e ardhshëm' për evakuimin e Azovstal

Dje më shumë se 50 trupa të plagosur u dërguan nga Azovstal në një spital në qytetin e kontrolluar nga Rusia të Novoazovsk

17 Maj 2022, 11:51 Nga DOSJA
Ukraina po punon për 'hapat e ardhshëm' për evakuimin e
foto ilustruese

UKRAINË- Zëvendëskryeministrja e Ukrainës Iryna Vereshchuk, ka njoftuar se Ukraina po punon për "fazat e ardhshme" të evakuimit nga fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol.

"Në interes të shpëtimit të jetëve, 52 nga ushtarakët tanë të plagosur rëndë u evakuuan dje. Pas stabilizimit të gjendjes së tyre, ne do t'i shkëmbejmë me robër lufte ruse. Dhashtë Zoti çdo gjë do të jetë mire,”-tha Vereshchuk.

Sipas BBC, dje më shumë se 50 trupa të plagosur u dërguan nga Azovstal në një spital në qytetin e kontrolluar nga Rusia të Novoazovsk. Më shumë se 210 të tjerë u dërguan në qytetin Olenivka, i cili kontrollohet nga separatistët e mbështetur nga Rusia.

(d/d)/dosja.al

Sondazh

Poll