Bota

Lavrov: Anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO nuk është kërcënim për Rusinë

Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov tha sot se  Finlanda dhe Suedia kanë marrë pjesë edhe më para në stërvitjet ushtarake perëndimore duke nënkuptuar se nuk ka asnjë problem për Rusinë nëse janë apo nuk janë anëtare të NATO-s.

17 Maj 2022, 11:13 Nga DOSJA
Lavrov: Anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO nuk
Sergei Lavrov

UKRAINË- Presidenti i rusisë Vladimir Putin deklaroi dje se nuk kishte asnjë shqetësim që Suedia dhe Finlanda tashmë duan t'i bashkohen NATO-s, pasi vendet nuk përbëjnë asnjë kërcënim për Rusinë.

Sipas Sky News, me sa duket në përputhje me presidentin e tij ministri i Jashtëm Sergei Lavrov tha sot se  Finlanda dhe Suedia kanë marrë pjesë edhe më para në stërvitjet ushtarake perëndimore duke nënkuptuar se nuk ka asnjë problem për Rusinë nëse janë apo nuk janë anëtare të NATO-s.

"Finlanda dhe Suedia, si dhe vende të tjera neutrale, kanë marrë pjesë në stërvitjet ushtarake të NATO-s për shumë vite. NATO merr parasysh territorin e tyre kur planifikon përparime ushtarake në Lindje. Pra, në këtë kuptim ndoshta nuk ka shumë dallime. Le të shohim se si territori i tyre përdoret në praktikë në aleancën e Atlantikut të Veriut,"-tha ai.

Më herët presidenti rus Vadimir Putini  ka kërcënuar Finlandën dhe Suedinë nëse bashkoheshin me NATO-n do të përballeshin me pasojat të rënda.

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll