Bota

Zyrtarë ukrainas: Raketa ruse godet infrastrukturën hekurudhore Lviv

Guvernatori rajonal tha se objektet hekurudhore ishin goditur.

17 Maj 2022, 11:40 Nga DOSJA
Zyrtarë ukrainas: Raketa ruse godet infrastrukturën hekurudhore Lviv
Foto ilustruese

UKRAINË-Forcat ajrore të Ukrainës, kanë njoftuar se një raketë lundrimi ruse ka goditur objektivat e infrastrukturës jashtë qytetit perëndimor të Lviv gjatë natës.

Sipas BBC, mbrojtja ajrore e Ukrainës rrëzoi tre raketa të tjera. Guvernatori rajonal tha se objektet hekurudhore ishin goditur.

Rusia ka shënjestruar qendrat e transportit dhe depot e karburantit rreth Lviv, në një përpjekje të dukshme për të penguar dërgesat e armëve nga vendet në perëndim.

(d.d)/dosja.al

Sondazh

Poll