Bota

Fotoja e saj u bë 'virale’ në rrjet: Më kanë thënë se do më copëtonin foshnjën

Por, pasi i mbijetoi një sulmi, ajo u përball me një sulm tjetër, dezinformimi dhe urrejtjeje ndaj saj dhe familjes së saj.

17 Maj 2022, 10:14 Nga DOSJA

 

Fotoja e saj u bë 'virale’ në rrjet: Më kanë
Mariana Vyshemirsky

UKRAINË- Imazhi i Mariana Vyshemirsky, një vajzë nga Ukraina e mbështjell me një jorgan dhe ballin e gjakosur u pa nga mbarë bota. Sipas BBC, fotoja e saj është marrë si pasojë e një sulmi ajror rus në Mariupol.

Marianna ishte shtatzënë në atë kohë dhe priste lindte vajzën e saj ato ditë. Por, pasi i mbijetoi një sulmi, ajo u përball me një sulm tjetër, dezinformimi dhe urrejtjeje ndaj saj dhe familjes së saj.

Kam marrë kërcënime se do të vinin dhe do të më gjenin, se do të më vrisnin, se fëmija im do të copëtohej,” tha Mariana.

Mariana, u akuzua nga Rusia se fotoja e saj me fytyrë të gjakosur ishte e modifikuar. Ajo është shprehur se çdo gjë e ka përjetuar vërtetë në luftë dhe se ishte plagosur në fytyrën e saj. Fotoja e saj ka qarkulluar në internet, në faqet e para të gazetave dhe është debatuar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

(d.d)/dosja.al

Sondazh

Poll