Bota

FOTO/ Historia e trishtë nga uzina e Azovstal, gruaja që mbeti vejushë brenda 3 ditëve

Fejesa e Valeria dhe Andrii Karpylenko u zhvillua në Mariupolin e rrethuar pas fillimit të pushtimit rus.

17 Maj 2022, 10:56 Nga DOSJA
FOTO/ Historia e trishtë nga uzina e Azovstal, gruaja që mbeti
Valeria dhe Andri

UKRAINË- Historia e trishtë e çiftit ukrainas të cilët u martuan në ftontin e luftës. Ushtria ukrainase Valeria Karpylenko dhe Andrii u martuan në uzinën Azovstal në Mariupol. Tre ditë pas martesës, Andrii vdiq teksa luftonte kundër ushtrisë ruse.

Sipas mediave të huaja, historia e dy të rinjve nuk përfundoi si nëpër filma kur ata jetojnë të lumtur në jetë të jetëve. Ushtarët rus i ndan dy të dashuruarit të cilët sapo kishin nisur historinë e tyre në uzinën e rrethuar të Azovstal në Mariupol.

FOTO/ Historia e trishtë nga uzina e Azovstal, gruaja që mbeti

Fejesa e Valeria dhe Andrii Karpylenko u zhvillua në Mariupolin e rrethuar pas fillimit të pushtimit rus. Ata u martuan më 5 Maj me dasmën e tyre të shoqëruar nga granatimet dhe shpërthimet ruse.

“Megjithatë ishte një ditë kaq e lumtur”-thotë Valeria.

Në ditën e tyre të dasmës, Andrii bëri unaza martese me fletë metalike për vete dhe Valeria. Andrii vdiq tre ditë pas dasmës duke mbrojtur Azovstal dhe Ukrainën.

FOTO/ Historia e trishtë nga uzina e Azovstal, gruaja që mbeti

“Ti ke qenë burri im vetëm për tre ditë. Dhe ti je dashuria ime për gjithë përjetësinë. I dashuri ime, kujdesi im, guximtari im... Ti ishe dhe je më i miri. Më ka mbetur mbiemri yt, familja jote e dashur dhe kujtimet e një kohe të lumtur bashkë ”- ka shkruar Valeria.

(j.c)/dosja.al

Sondazh

Poll