Bota

Gjyqi Depp-Heard: Përpjekja e aktores për të provuar se ‘jashtëqitja’ në shtratin e Depp nuk ishte e saj

Ajo shrehu se nuk është fajtore për jashtëqitjen e gjetur në shtratin e Depp por fajëson qenin e aktorit.

17 Maj 2022, 09:22 Nga DOSJA

 

Gjyqi Depp-Heard: Përpjekja e aktores për të provuar se
Amber Heard

SHBA- Aktorja Amber Heard, ditën e djeshmë në seancën e rradhës së gjyqit me aktorin Johnny Depp, ka dëshmuar kundër akuzës për jashtëqitjen në shtratin e tij. Sipas mediave të huaja, Heard rrëfeu incidentin e ndodhur në vitin 2016, në apartamentin e tyre. Ajo shrehu se nuk është fajtore për jashtëqitjen e gjetur në shtratin e Depp por fajëson qenin e aktorit.

"Qeni i Johnny Depp, kishte ngrën marijuana kur ishte i vogël dhe që prej atij momenti kishte probleme me zorrët. Qeni i tij hante barrëra, jashtëqitja në shtrat ishte nga qeni,” tha Heard.

Pak kohë më parë, Johnny Depp, pohoi para një gjyqtari dhe prokurori se ky incident në shtratin e tij kishte ndodhur nga Heard, pas një sherri të fortë që kishin. Heard dhe Depp kanë bërë shumë zbulime personale për jetën e tyre bashkëshortore, pasi mosmarrëveshja ligjore mes tyre për shpifje është në vazhdim.

(d.d)/dosja.al

 

Sondazh

Poll