Politike

Pompeo zbulon arsyen e vizitës në Shqipëri: Erdha për komunitetin iranian

Pompeo shkruan se në vendin tonë ka ardhur për komunitetin iranian.

16 Maj 2022, 23:00 Nga DOSJA
Pompeo zbulon arsyen e vizitës në Shqipëri: Erdha për
Mike Pompeo

TIRANË- Mike Pompeo, ish-sekretari amerikan i shtetit ka sqaruar arsyen që e ka sjellë në Shqipëri, pavarësisht takimeve që zhvilloi apo fotove që shkrepi. Në një postim në Twitter, Pompeo shkruan se në vendin tonë ka ardhur për komunitetin iranian. Ai shkruan se iranianët kanë të drejtë të protestojnë kundër regjimit, duke treguar kështu dhe arsyen e vizitës në Shqipëri. 

"Udhëtova sot në Shqipëri për të folur me komunitetin iranian atje. Ata kanë të drejtë t'i rezistojnë mullahëve dhe të punojnë për të ofruar atë për të cilën populli iranian po kërkon dhe po proteston: çlirimin e qytetarëve të Iranit nga zgjedha tiranike e regjimit,"- shkruan Pompeo.

Mike Richard Pompeo është një politikan, diplomat dhe biznesmen amerikan që shërbeu në presidencën e Donald Trump si drejtor i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës nga 2017 deri në 2018 dhe si Sekretari i 70-të i Shtetit i Shteteve të Bashkuara nga 2018 deri në 2021. Ai erdhi në Shqipëri, takoi politikanë e shkrepi foto të ndryshme, por siç duket nuk ka qenë kjo arsyeja e ardhjes së tij. Madje në një e-mail, shefi i stafit të Pompeos bënte me dije se fotot e bëra me Pompeon nuk tregonin qëndrim politik. 

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll