Bota

LUFTA/ Evakuohen 264 ushtarë nga fabrika e çelikut, forcat ruse vazhdojnë sulmet në Lviv

Pas gati tre muajsh nën sulm të pamëshirshëm nga Rusia, forcat ukrainase kanë deklaruar se kanë përfunduar "misionin e tyre luftarak" në qytetin e rrethuar të Mariupolit.

17 Maj 2022, 09:06 Nga DOSJA
LUFTA/ Evakuohen 264 ushtarë nga fabrika e çelikut, forcat ruse

UKRAINË- Sot lufta në Ukrainë është futur në ditën e 83-të! Pas gati tre muajsh nën sulm të pamëshirshëm nga Rusia, forcat ukrainase kanë deklaruar se kanë përfunduar "misionin e tyre luftarak" në qytetin e rrethuar të Mariupolit.

Komandanti i batalioni Azov Denis Prokopenko nëpërmjet një video në rrjetet sociale ka bërë me dije se mbrëmjen e djeshme filloi evakuimi i ushtarëve nga fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol, me disa autobusë. Sipas tij në total janë larguar 264 ushtarë, ku 53 prej tyre kanë qenë të plagosur.

Ndërkohë sipas Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë njoftuar se komandantët e njësive ukrainase të stacionuar në fabrikën masive të çelikut në Mariupol Azovstal janë urdhëruar që të shpëtojnë jëtën e personelit.

Sulm me raketa në Ukrainën perëndimore vazhdojnë pasi një bazë ushtarake ukrainase rreth 15 kilometra (9 milje) nga kufiri me Poloninë u godit nga trupat rus sot në mëngjes sipas kreut të administratës ushtarake rajonale të Lviv.

Konflikti është acaruar edhe më tej pas kërkesës së Suedisë dhe Finlandës për t'u anëtarësuar në NATO. Turqia është shprehur kundër, teksa Moska e ka konsideruar si një kërcënim serioz. Një lajm i mirës, mes gjithë kësaj tragjedisë, është se Rajoni i Kievit ka rifituar aksesin me ujë.

Nga ana tjetër sipas parashikimeve të fundit ekonomike të Komisionit të BE-së, është parashikuar se pushtimi rus i Ukrainës do të shkaktojë ngadalësimin e rritjes ekonomike europiane dhe rritjen e inflacionit me një normë më të shpejtë se sa mendohej. Komisioni i BE-së tha se lufta ka shkaktuar rritje të çmimeve të mallrave, ndërprerje të zinxhirëve të furnizimit dhe rritje të pasigurisë.

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll