Bota

Përfundon misioni luftarak në Mariupol, Zelenskyy: Kemi nevojë për heronjtë ukrainas të gjallë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy në një deklaratë për evakuimin falenderoi ushtrinë dhe negociatorët ukrainas, Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe Kombet e Bashkuara.

17 Maj 2022, 08:44 Nga DOSJA
Përfundon misioni luftarak në Mariupol, Zelenskyy: Kemi nevojë
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy

UKRAINË- Forcat ukrainase kanë përfunduar "misionin e tyre luftarak" në qytetin e rrethuar të Mariupolit, sipas një deklarate nga ushtria e vendit.

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës gjatë një deklarate kanë thënë se komandantët e njësive të vendosura në fabrikën masive të çelikut në qytetin Azovstal janë urdhëruar të shpëtojnë jetën e personelit të tyre.

Sipas CNN, qindra njerëz u evakuuan të hënën nga uzina e çelikut, streha e fundit në një qytet që ishte bërë simbol i rezistencës ukrainase nën bombardimet e pamëshirshme ruse.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy në një deklaratë për evakuimin falenderoi ushtrinë dhe negociatorët ukrainas, Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe Kombet e Bashkuara.

"Ukraina ka nevojë për heronjtë ukrainas të gjallë. Dita e 82-të e mbrojtjes sonë po përfundon. Një ditë e vështirë. Por kjo ditë, si gjithë të tjerat, synon pikërisht shpëtimin e vendit dhe popullit tonë,"- tha Zelenskyy.

Ministria ruse e Mbrojtjes kishte thënë më herët se ishte vendosur një armëpushim për të lejuar kalimin e ushtarakëve të plagosur ukrainas.

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll