Bota

Çfarë po ndodh në Ukrainë? Ngjarjet më të fundit nga lufta

246 persona të cilët qëndronin në uzinën Azvostal në Mariupol janqë evakuuar në Donabas.

17 Maj 2022, 08:57 Nga DOSJA

 

Çfarë po ndodh në Ukrainë? Ngjarjet më të fundit
Foto ilustruese

UKRAINË-Lufta sot është në ditën e 83, rreth 246 persona të cilët qëndronin në uzinën Azvostal në Mariupol janë evakuuar në Donabas. Sipas BBC, më posht janë renditur ngjarjet më të fundit të luftës në Ukrainë.

· Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës, ka njoftuar se 264 persona të uzinës Azovstal në Mariupol janë evakuuar në Donbas të Ukrainës.

· Të evakuuarit përfshijnë 53 trupa ukrainase të plagosur rëndë, si dhe 211 të tjerë

· Ushtria ukrainase thotë se po përpiqej të evakuonte forcat e saj të mbetura nga fabrika e çelikut Azovstal, me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky duke shtuar se Ukraina kishte nevojë për heronjtë e saj.

· Presidenti rus Vladimir Putin,  është i përfshirë drejtpërdrejt në drejtimin e përditshëm të luftës në Ukrainë dhe së bashku me shefin e tij të shtabit, po merr vendime që zakonisht merren nga më shumë oficerë të rinj.

· Fushata e Moskës ende nuk po shkon sipas planit dhe zoti Putin po bëhet gjithnjë e më i frustruar nga pengesat e saj.

(d.d)/dosja.al

Sondazh

Poll