Bota

Kryeministri i Francës jep dorëheqjen, zgjidhet një grua pas 30 vitesh

Elizabeth Borne, 62 vjeç, është gruaja e parë që vendoset në këtë pozicion prej vitit 1992.

17 Maj 2022, 08:11 Nga DOSJA
Kryeministri i Francës jep dorëheqjen, zgjidhet një grua pas 30
Elisabeth Borne

FRANCË- Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka emëruar Ministren e Punës Elisabeth Borne si kryeministre të re të vendit, gruaja e parë që mban postin në tre dekada, pasi kryeministri Jean Castex dha dorëheqjen këtë të hënë.

Sipas France 24, në Francë është e zakonshme që presidentët të kenë më shumë se një kryeministër gjatë mandatit të tyre.

Elizabeth Borne, 62 vjeç, është gruaja e parë që vendoset në këtë pozicion prej vitit 1992. Macron dhe Borne do të diskutojnë më pas emërimin e një qeverie të re franceze në ditët në vijim.

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll