Politike

Kokalari zbulon e-mailin: Pompeo s’mbajti qëndrim politik, fotoja me Alibeaj ishte si me të gjithë

Kokalari shtoi se ka qenë njësoj si me të tjerët dhe se Pompeo s'e dinte fare kush ishte deputeti i Partisë Demokratike. 

16 Maj 2022, 21:56 Nga DOSJA
Kokalari zbulon e-mailin: Pompeo s’mbajti qëndrim politik, fotoja me
Evi Kokalari

TIRANË- Aktivistja Evi Kokalari ka zbuluar një e-mail që ka marrë nga shefi i stafit të ish-Sekretarit Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo. E ftuar në "Çim Peka Live". Kokalari tha se vetë ai i ka sqaruar se nuk ka ardhur në Shqipëri për të mbajtur qëndrime politike. Referuar takimit dhe fotos së bërë me Enkelejd Alibeajn, Kokalari shtoi se ka qenë njësoj si me të tjerët dhe se Pompeo s'e dinte fare kush ishte deputeti i Partisë Demokratike. 

"Ja shikojeni, ta kapë edhe kamera, ky është e-maili që më ka sjellë. “Çkemi Evi, Pompeo nuk mbajti asnjë qëndrim politik me fotot e bëra. Ai bëri foto me të gjithë. Këtë më ka shkruar. Jo, nuk ma dha aprovimin për ta nxjerrë, por unë e nxorra se duhet. Rreth gjithë kësaj bëhet biseda,"- tha Kokalari. 

Kokalari zbulon e-mailin: Pompeo s’mbajti qëndrim politik, fotoja me
E-maili

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll