Politike

"Rama, autokrat që përçan opozitën", Salianji: Po përfiton për të vendosur presidentin

Ai ka shkruar se Rama është autokrati tipik lindor që i intereson të përçajë opozitë e të zhvendos vëmendjen nga problemet reale. 

16 Maj 2022, 20:10 Nga DOSJA
"Rama, autokrat që përçan opozitën", Salianji:
Ervin Salianji

TIRANË- Deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar për seancën e sotme plenare. Me anë të një postimi në Facebook, Salianji shkruan se më parë dolën se sa hynë në kuvend, duke theksuar faktin se nga konflikti absurd që po ndodh brenda PD-së, Rama po përfiton për të zgjedhur vetë Presidentin. Ai ka shkruar se Rama është autokrati tipik lindor që i intereson të përçajë opozitë e të zhvendos vëmendjen nga problemet reale.   

Postimi i Plotë:

Sot në Kuvend Më parë dolëm se hymë! Siç dhe e kemi paralajmëruar Rama sot tha do e zgjedh vetë Presidentin e Republikës! Gjithë ky konflikt absurd dhe i stisur brenda PD për të gjetur kritere dhe sebepe , e ka lënë autokratin në pritje të raundit të katërt për të emëruar i vetëm Presidentin e tij. Prej ditësh duket që nuk ka as proçes dhe as negociata serioze me Ramën sepse autokratët nuk lëshojnë asgjë edhe kur nuk ju duhen! Rama është autokrati tipik lindor që ka vetëm interes të përçajë opozitën dhe të zhvendosë vëmendjen nga problemet reale që ka sot vendi! E gjithë opozita nga sot, më në fund dëgjuam që presidenti duhet të jetë si propozim i saj, detyrimi para votuesve por dhe qytetarëve është që të gjithë bashkë të propozojmë një emër konkret që do ta vendoste në vështirësi para publikut dhe do të kontrastonte me emrin e përzgjedhur që në nisje të farsës nga Rama!

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll