Bota

Kryeministri francez Jean Castex jep dorëheqjen, Macron pritet të emërojë zëvëndësuesin e tij

Castex shkoi në pallatin presidencial të Elysée për të ofruar zyrtarisht dorëheqjen e tij, të cilën presidenti "e pranoi", tha Elysée në një deklaratë.

16 Maj 2022, 19:07 Nga DOSJA
Kryeministri francez Jean Castex jep dorëheqjen, Macron pritet të
Jean Castex

FRANCË- Kryeministri francez Jean Castex ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme në një lëvizje të pritshme pas rizgjedhjes muajin e kaluar të presidentit Emmanuel Macron, i cili do të emërojë shpejt një zëvendësues.

Castex shkoi në pallatin presidencial të Elysée për të ofruar zyrtarisht dorëheqjen e tij, të cilën presidenti "e pranoi", tha Elysée në një deklaratë.

Macron pritet të emërojë një kryeministër të ri së shpejti ku favorite duket të jetë Ministrja aktuale e Punës, Elisabeth Borne.

Borne më parë shërbeu si burokrate e lartë në qeveritë e Partisë Socialiste, mund të ndihmojë në përballimin e sfidës së ngritur nga veterani i majtë Jean-Luc Melenchon, i cili u rendit i treti në zgjedhjet presidenciale.

Kjo do t'i mundësonte Macronit të mblidhte një koalicion të gjerë të partive të majta të Francës në votimin parlamentar të 12-19 qershorit, raportoi France 24.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll