Bota

I ra qesja e ilaçeve në kosh, detaje për 40-vjeçarin i cili u copëtua nga koshi i plehrave në Greqi

Dëshmitarët e shumtë okularë që ose kaluan pranë vendit ose u ulën si klientë në restorante, por edhe ata që ndoqën këtë ngjarje tragjike të paprecedentë nga ndërtesat përreth, nuk e kanë marrë ende veten nga ajo që panë të ndodhte para syve të tyre. 

16 Maj 2022, 18:41 Nga DOSJA
I ra qesja e ilaçeve në kosh, detaje për 40-vjeçarin i
Vendi i tragjedise ne Greqi

GREQI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Greqi ku një 40-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë makabre pasi e zuri kapaku metalik i koshit të plehrave.

Sipas mediave greke, në mëngjes u raportua se viktima ishte një i pastrehë që po kërkonte ushqim, por policia konfirmoi se bëhej fjalë për një burrë i cili kishte hedhur gabimisht në kosh një qese me disa ilaçe dhe një recetë. Pasi e kuptoi viktima u përpoq të përkulej për t'i kërkuar dhe në atë momente kapaku robotik i koshit u mbyll automatikisht duke e ndarë trupin e tij në dysh.

Dëshmitarët e shumtë okularë që ose kaluan pranë vendit ose u ulën si klientë në restorante, por edhe ata që ndoqën këtë ngjarje tragjike të paprecedentë nga ndërtesat përreth, nuk e kanë marrë ende veten nga ajo që panë të ndodhte para syve të tyre. 

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll