Bota

Kryebashkiaku i Nju Jorkut flet shqip: Ju konsideroj si motrat e vëllezërit e mi

Adams i konsideroi shqiptarët që punojnë atje si njujorkezë të mirë e të përkushtuar.

16 Maj 2022, 19:05 Nga DOSJA
Kryebashkiaku i Nju Jorkut flet shqip: Ju konsideroj si motrat e
Eric Adams

TIRANË- Kryebashkiaku i Nju Jorkut ka folur shqip sot. Eric Adams nuk i ka kursyer vlerësimet për komunitetin shqiptar, që punon dhe jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Adams, teksa mori pjesë në ceremoninë e emërtimit të njërës prej rrugëve te Nju Jorkut me emrin e Heroit tone Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, i konsideroi shqiptarët që punojnë atje si njujorkezë të mirë e të përkushtuar.

“Jeni njujorkeze te mire, punëtore te palodhur, ju konsideroj si motrat dhe vëllezërit e mi,”- tha Adams.

“Po flas për njujorkezët e mirë, për ata që kontribuojnë në qytetin tonë, që nuk flasin për të luftuar policinë, por si ta ndihmojne atë. Kur flas për njujorkezët e mirë, e kam fjalën për komunitetin e shqiptarëve. Ju përfaqësoni njujorkezët e mirë, punëtorë të palodhur, të përkushtuar dhe të devotshëm, që besojnë te siguria publike dhe në jetën cilësore që meritojme si qytet. Ky emërtim rruge, ku gjithkush që do të kalojë nëpër të, do të ngrejë kokën lart dhe do të shohë emrin, do të tregojë atë që ju e konsideroni lider, një hero, ai është emri që po i vendosim kësaj rruge. Është kaq domethënëse për ta njohur dhe për ta respektuar në një qytet, të cilin ju e keni bërë kaq të madh sa është. Zoti Veliaj, ju falenderoj që jeni këtu mes nesh, teksa emërtojmë këtë rrugë të rëndësishme dhe i them të gjithë miqve të mi të komunitetit shqiptar: Unë nuk ju konsideroj thjesht shtetas, por si vëllezërit dhe motrat e mia,”- shtoi kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll