Aktualitet

Aksidenti i tmerrshëm në Tiranë, çifti Konomi ende në gjendje të rëndë, ende në kujdes intensiv

Arjani ka thyerje të disa brinjëve dhe të legenit, ndërsa bashkëshortja e tij lëndime të shumta në trup, ndërsa foshnja e tyre ka shpëtuar mrekullisht pa asnjë gërvishtje.

16 Maj 2022, 14:40 Nga DOSJA

Aksidenti i tmerrshëm në Tiranë, çifti Konomi ende në

TIRANË- Kur ka kaluar një javë nga aksidenti i rëndë i ndodhur në një nga zonat më të frekuentuara të Tiranës, ku Ajas Sulejmani përplasi në vijat e bardha çiftin Arjan dhe Vilma Konomi dhe foshnjën e tyre 3-muajshe. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se çifti ndodhen ende në kujdes intensive, por kanë gjendje shëndetësore stabël, por vijojnë në trajtim intensiv.

Deri më tani, është raportuar se Arjani ka thyerje të disa brinjëve dhe të legenit, ndërsa bashkëshortja e tij lëndime të shumta në trup. Ndërsa foshnja e tyre ka shpëtuar mrekullisht pa asnjë gërvishtje.

Ata u përplasën nga makina e 39-vjeçarit në afërsi të Rrugës së Kavajës së bashku me foshnjën e tyre, por për fat të mirë vajza ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shoferi i “G-Classit” është pas hekurave të burgut, ndërsa nga testi i drogës rezultoi se kishte konsumuar lëndë narkotike, e po i jepte mjetit me shpejtësi të madhe dhe me semafor të kuq.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll