Sport

“Nuk krahasohet një Ferrari me një Fiat”, Ibrahimoviç triplet ndaj Los Angeles FC (Video)

20 Korrik 2019, 09:20 Nga DOSJA
“Nuk krahasohet një Ferrari me një Fiat”,

Klubi i Los Angeles Galaxy ka fituar me rezultatin 3-2 superndeshjen ndaj Los Angeles FC. Vetëm 8 minuta lojë iu deshën sulmuesit suedez që të hapte serinë e golave dhe të realizonte një hat-trick të përsosur, ndërsa rivali i tij, Carlos Vela realizon dopjetë.

Rivaliteti mes sulmuesit suedez Zlatan Ibrahimoviç dhe Carlos Vela ka bërë që në një intervist Ibrahimoviç të shprehet se ai është lojtari më mirë në ligë.

37-vjeçari duket se nuk e respekton të gjithë MLS duke sugjeruar se ai ishte një Ferrari i rrethuar nga Fiat-e.

Nuk punova të gjithë karrierën time që të vij në MLS për t’u krahasuar me Carlos Vela. Mediet po bëjnë një gabim të madh. Ju nuk mund të krahasoni një Ferrari me një Fiat. Sonte tregova që jam lojtari më i mirë në këtë ligë”-shprehet Ibrahimoviç në mbyllje të ndeshjes.

Pas tripletës Ibra shkon në kotën e 16 golave në MLS në 17 ndeshje të luajtur, ndërsa Vela kryeson renditjen me 21 gola në 20 ndeshje të luajtura.

(D.K/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport carlos vela tripleta e ibrahimoviç zlatan ibrahimovic carlos vela tripleta e ibrahimoviç zlatan ibrahimovic

Sondazh

Poll