Art&Argëtim

Zbulohet shkaku i vdekjes aktorit të ‘Friends’, Mike Hagerty

Aktori mori një antibiotik që thuhet se i shkaktoi atij një konvulsion dhe e la atë në koma nga e cila nuk u shërua kurrë. 

16 Maj 2022, 12:43 Nga DOSJA
Zbulohet shkaku i vdekjes aktorit të ‘Friends’, Mike Hagerty
Mike Hagerty

SHBA- Ylli i 'Friends', Mike Hagerty ra në koma dhe vdiq pasi pësoi një reaksion ndaj një antibiotiku. Ai po pregatitej për të xhiruar sezonin e dytë të shfaqjes së tij "Somebody Somewhere" që do të fillonte së shpejti por mjeku i tij e dërgoi atë në spital për trajtim.

Sipas Daily Mail, aktori 67-vjeçar po shërohej nga një infeksion në këmbën e tij kur filloi që të mos ndihej mirë. Aktori mori një antibiotik që thuhet se i shkaktoi atij një konvulsion dhe e la atë në koma nga e cila nuk u shërua kurrë. Zbulohet shkaku i vdekjes aktorit të ‘Friends’, Mike Hagerty

Aktrja Bridget Everett e emisionit të ‘HBO Somebody Someëhere’ njoftoi vdekjen e tij të premten, më 6 Maj në rrjetet sociale, por ajo nuk bëri të ditur shkakun e vdekjes në atë kohë. 

Zbulohet shkaku i vdekjes aktorit të ‘Friends’, Mike Hagerty
Mike Hagerty dhe Jennifer Aniston

Aktori njihej më së shumti për rolin e tij si Mr Treeger në Friends, i cili u transmetua nga viti 1994 deri në 2004. Ai mori pjesë në pesë episode të serialit të famshëm.

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll