Art&Argëtim

Justina Aliaj: Isha e lumtur në koma, shikoja ujë dhe ngjyra

Ajo foli për periudhën më të vështirë të jetës, duke treguar me detaje për në periudhën kur ishte në koma.

16 Maj 2022, 12:21 Nga DOSJA
Justina Aliaj: Isha e lumtur në koma, shikoja ujë dhe ngjyra
Justina Aliaj

TIRANË- Këngëtarja shkodrane, Justina Aliaj ka treguar se në kohën kur ishte në koma ishte e lumtur. E ftuar ditën e sotme në  “ABC e Mëngjesit”, ajo foli për periudhën më të vështirë të jetës, duke treguar me detaje për në periudhën kur ishte në koma.

Isha në koma. Kujtoj shumë nga ajo kohë. Unë e besoj verbërisht që ka një jetë të përtejme. Po kjo ishte sprovë.  Shikoja një dritë tuneli, shikoja vetëm ujë, ujë, ujë, lule ngjyra-ngjyra. Uji ishte i kaltër, si jeshil siç nuk e kam parë kurrë më parë. Isha krejt vetëm, isha shumë e lumtur derisa sa shkoja te dera, aty më mbyllej dhe nuk shkoja. Nuk ka nocion kohe, as gjeografike, asgjë. Ishte jashtëzakonisht bukur. Sot nuk e kam frikë vdekjen. Mbas asaj sëmundjes më ranë flokët dhe I them vetes si mund të dal në ekran. Filluan të dalin flokët që ishin bosh dhe u përdrodhën. Unë dola, kur ranë isha shumë e mërzitur”, u shpreh ndër të tjera Justina.

Këngëtarja shkodrane u infektua me Covid në fund të vitit të kaluar.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll