Sport

Festa e çmendur e Algjerisë, fiton kupën e dytë të Kombeve të Afrikës (Video)

20 Korrik 2019, 08:09 Nga DOSJA
Festa e çmendur e Algjerisë, fiton kupën e dytë të

Algjeria shpallet kampione në finalen e kupës së Kombeve të Afrikës ndaj Senegalit me rezultatin 1-0.

Kanë mjaftuar dy minuta lojë që sulmuesi Bounedjah nga një pasim  jashtë zone të shtangte portierin e Senegalit.

 

Minutat në vazhdim kanë qenë një sfidë për Senegalin që bëri maksimumin që të barazonte rezultatin.

Minutat e fundit të pjesës së parë sollën tensione dhe përplasje mes lojtarëve të dy skuadrave, pas pushimit të shkurtër u kthye dhe qetësia në fushë.

Minuta e 60-të  do ishte dhe përcaktuese për një barazim të mundshëm nga pika e bardhë, pas një prekje të topit me dorë nga mbrojtësi Guedioura brenda zonës por ka qenë sërish VAR që ka bërë që arbitri që vendosi për penallti ta shikoj sërish rastin duke e anuluar  për të vijuar lojën.

Nuk mjaftuan minutat e mbetura për Senegalin që të barazonte rezultatin dhe loja të shkonte në shtesë.

Ndërsa Algjeria mundi të mbroj rezultatin që vulosi në minutën e dytë deri në vërshëllimën e fundit të gjyqtarit kryesor dhe u shpallë kampione e Kupës së Kombeve të Afrikës.

Algjeria e fiton këtë trofe  pas 29 vitesh në përballje me Nigerin ku fituan 1-0, ndërsa Senegali ka paraqitjen e dytë në finale që nga viti 2002 ende nuk ka arritur të fitoj një trofe.

(D.K/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport algjeria kupa e kombeve të afrikës senegali algjeria kupa e kombeve të afrikës senegali

Sondazh

Poll