Bota

Fitorja e Ukrainës, vjen reagimi i parë nga Moska, Zakharova: Evropa u dha një ovacion të fortë

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova ndau përshtypjet e saj për konkursin dhe fitoren e Ukrainës në Facebook. Ajo është zyrtarja e parë nga Moska që komenton finalen e mbrëmshme të kompeticionit europian.

15 Maj 2022, 12:39 Nga DOSJA
Fitorja e Ukrainës, vjen reagimi i parë nga Moska, Zakharova: Evropa u
Maria Zakharova

RUSI- Pas fitores së Ukrainës në Eurovizionin, u shfaqën zyrtarë të shumtë nga bota e politikës. Krahas presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, i cili tha se kjo ishte një fitore e madhe për Ukrainën, si dhe se guximi i tyre i bëri përshtypje botës, reagim pati edhe nga Rusia.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova ndau përshtypjet e saj për konkursin dhe fitoren e Ukrainës në Facebook. Ajo është zyrtarja e parë nga Moska që komenton finalen e mbrëmshme të kompeticionit europian.

 “Do të jeni dakord, pa fitoren e Ukrainës në Eurovizion, fotografia e asaj që i ndodhi këtij vendi nuk do të ishte e plotë. Kostume popullore dhe instrumente muzikore, break-dancing dhe britma për Azovstal. Evropa u jep atyre një ovacion të fortë. Perdja po bie”, ka shkruar Zaharova.

Orkestra Kalush fitoi me këngën 'Stefania' të kënduar në gjuhën ukrainase, e cila është një ndërthurje e repit dhe folklorit tradicional dhe i kushtohet nënës së këngëtarit.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll