Aktualitet

Kaq zgjati 'instalacioni'! Hiqet pas disa javësh autobusi nga lumi Lana

Hiqet autobusi pas disa javësh nga lumi Lana.

14 Maj 2022, 07:03 Nga DOSJA
Kaq zgjati 'instalacioni'! Hiqet pas disa javësh autobusi nga
Autobusi

TIRANË- Autobusin 'Go Green' nuk do ta shikojmë më mbi lumin Lana. Kryebashkiaku Erion Veliaj ka dhënë urdhër që autobusi të hiqet. Në pamjet e ndara nga JOQ shihen vinçat pranë autobusit, që tani iu janë shkatërruar xhamat edhe dyert. Aksioni për heqjen e autobusit nisi mbrëmjen e kaluar.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

Më 29 Prill, autobusi i linjës së ‘Go Green’ doli nga rruga e përfundoi në Lanë. Nga ky aksident u plagosën 5 persona dhe paniku ishte i madh. Autobusi qëndroi për gjatë gjithë kësaj kohe mbi Lanë, veprim ky që sipas Bashkisë do t'i shërbente për sensibilizimin e drejtuesve të mjeteve.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll