Aktualitet

Plagoset shqiptari me armë gjahu në Selanik

Mësohet se i plagosuri me armë gjahu është transportuar pas orës 19:00 nga Qendra Shëndetësore Diavata me EKAB në spitalin “Papageorgiou”.

13 Maj 2022, 22:48 Nga DOSJA
Plagoset shqiptari me armë gjahu në Selanik
Policia greke

GREQI- Një shqiptar është plagosur në Greqi. Mësohet se i plagosuri me armë gjahu është transportuar pas orës 19:00 nga Qendra Shëndetësore Diavata me EKAB në spitalin “Papageorgiou” në Selanik.

Sipas policisë, një person që dyshohet se ka qenë i përfshirë në ngjarjen me të plagosurin është dërguar në Departamentin e Sigurisë Delta. Ende nuk ka detaje të tjera në lidhje me ngjarjen.

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll