Aktualitet

U kap me 1.5 mln euro drogë/ 24-vjeçari shqiptar del para gjykatës irlandeze, por dështon seanca

I pandehuri 24-vjeçar doli më parë para gjykatës të hënën, më 9 maj, pasi akuzohej se fshehu rreth 420,000 € kokainë dhe 1.12 milion € kanabis, të shpërndarë në një numër pronash në Newbridge.

13 Maj 2022, 19:32 Nga DOSJA
U kap me 1.5 mln euro drogë/ 24-vjeçari shqiptar del para
Foto ilustruese

IRLANDË- Gjyqi ndaj shqiptarit të akuzuar, i cili u kap me drogë me vlerë 1.5 milionë euro në Irlandë është për shkak të mungesës së përkthyesit në Gjykatën e Qarkut Naas. Gjykatësi u tha nga avokati Fergal Boyle, i cili përfaqësonte shqiptarin Klevist Shehajn, se do të kërkohej një përkthyes për klientin e tij.

Megjithatë, u zbulua se përkthyesi shqip i kërkuar mungonte për shkak se ishte sëmundje. I pandehuri 24-vjeçar doli më parë para gjykatës të hënën, më 9 maj, pasi akuzohej se fshehu rreth 420,000 € kokainë dhe 1.12 milion € kanabis, të shpërndarë në një numër pronash në Newbridge.

Shqiptari u kap më 7 maj të vitit të kaluar teksa agjentët e anti-drogës kapën sasinë e madhe të lëndëve narkotike. Mbi shqiptarin rendojnë dy vepra penale ato të posedimit dhe trafikut të drogës. E gjithë droga e sekuestruar është dërguar në Mjekësinë Ligjore të Irlandës për analiza të mëtejshme. 

Gjykatësi Desmond Zaidan i tha z. Boyle se ai duhet t'i shkruante një letër ankese shërbimit që ofron përkthyes për gjykatën. Edhe pse zoti Boyle këmbënguli që klienti i tij pranoi të procedonte pa një përkthyes, gjyqtari argumentoi se mungesa e një përkthyesi bëri që stafi në gjykatën e Naas 'të vraponte si pula pa kokë'.

"Kjo nuk është hera e parë që shërbimi e lëshon gjykatën, të paktën mund të kishin pasur mirësjelljen për të na thënë se përkthyesi do të mungonte,"-tha gjyqtari Zaidan.

Gjykatësi gjithashtu i kërkoi rreshterit të Gardës, Jim Kelly, t'i shkruante Komisionerit të Gardës për këtë çështje: Dikush duhet ta shkruajë atë bardh e zi.

Marrë nga kildarenow.com

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll