Aktualitet

E FORTË! Paralajmërimi- Klodiana Lala: 3 grupe kriminale janë bashkë. Ndërhyni URGJENT se…

Klodiana Lala flet për atentatin ndaj Marklen Hakës dhe një atentat në Lezhë si motiv dhe deklaron se 3 grupe kriminale janë bërë bashkë.

13 Maj 2022, 21:52 Nga DOSJA
E FORTË! Paralajmërimi- Klodiana Lala: 3 grupe kriminale janë
Foto ilustruese

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka bërë një paralajmërim të fortë, duke përmendur ato që ajo i quan “bandat e Fushë Krujës”. Ajo paralajmëron se do të ketë pasoja të rënda nëse Policia e Shtetit nuk ndërhyn. Në rrjetet e saj sociale, Lala flet për atentatin ndaj Marklen Hakës dhe një atentat në Lezhë si motiv dhe deklaron se 3 grupe kriminale janë bërë bashkë. Por edhe pse nuk flet me emra, paralajmon se do të ketë përplasje të fuqishme. Madje flet dhe për një zyrtar vendor që ka mbetur i lënduar.

“Ne emisionin "NE SHENJESTER" kam trajtuar atentatin ndaj Marklen Hakes ne shtator te 2019 ne Nikel. Mes te tjerash kam deklaruar se ngjarja lidhet me nje atentat mafioz qe ka ndodhur ne Lezhe disa kohe me pare ku viktime mbeti nje personazh shume i njohur ne ate zone. Zyrtar vendor. Per fat te keq perplasja mes paleve po behet shume e forte. 3 grupe kriminale jane bere bashke dhe jane ne konflikt me bosset e krimit ne Nikel. Nese shteti nuk nderhyn urgjent, pasojat do te jene te renda,”-shkruan gazetarja Klodiana Lala.

Marklen Haka është arrestuar në janar të këtij viti gjatë një aksioni të RENEA-ve në Nikël. Haka në vitin 2019 i shpëtoi një atentati, ndërsa e vdekur mbeti halla e tij. Marklen Haka është arrestuar edhe në 2018-ën nga një operacionin e bujshëm të forcave RENEA që rrethuan fshatin e Fushë-Krujës duke zbuluar armatime, municione e drogë. Por duket se tanimë Fushë Kruja do të tronditet shumë shpejt. Kush është shenjëstra e radhës?

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll