Bota

Mundësia e një takimi, Zelenskyy: Dua të flas me Putinin por vetëm pa asnjë ndërmjetës

Duke folur për Rai 1, Zelenskyy tha se do të hynte në negociata me Putinin për kushtet e dialogut dhe jo për kushtet e ultimatumeve.

13 Maj 2022, 16:57 Nga DOSJA
Mundësia e një takimi, Zelenskyy: Dua të flas me Putinin por
Volodymyr Zelenskyy

UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka konfirmuar se është i gatshëm të flasë drejtpërdrejt me Vladimir Putin, por "vetëm pa asnjë ndërmjetës".

Duke folur për Rai 1, Zelenskyy tha se do të hynte në negociata me Putinin për kushtet e dialogut dhe jo për kushtet e ultimatumeve.

"Si president, unë jam gati të flas me Putinin, por vetëm me të. Pa asnjë nga ndërmjetësit e tij. Dhe në kuadrin e dialogut, jo ultimatume."-tha Zelenskyy.

Ukraina dhe Rusia nuk kanë zhvilluar bisedime ballë për ballë që nga 29 marsi, kur u takuan në kufirin e Bjellorusisë.  Çdo diskutim i mëpasshëm është mbajtur nga distanca.

Zelenskyy tha se "hapi i parë i qartë" drejt negociatave dypalëshe do të ishte tërheqja e trupave ruse nga Ukraina. 

"Largohu nga ky territor që ke pushtuar që nga 24 shkurti. Ky është hapi i parë i qartë për të folur për çdo gjë."-përfundoi Zelenskyy.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll