Bota

'Veprim i njëanshëm', Ambasadori i Francës në Serbi: S’e përkrahim aplikimin e Kosovës në KIE

Ai ka theksuar se prioritet është dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe theksoi se duhet t'i jepet urgjentisht një dinamikë e re.

13 Maj 2022, 16:30 Nga DOSJA
'Veprim i njëanshëm', Ambasadori i Francës në
Pierre Cochard

SERBI- Ambasadori i Francës në Serbi, Pierre Cochard, beson se paraqitja e kërkesës për anëtarësim në Këshillin e Europës e Kosovës është një vendim i njëanshëm dhe siç shton ai, Franca nuk i mbështet lëvizjet e njëanshme.

Sipas mediave serbe, ai ka theksuar se prioritet është dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe theksoi se duhet t'i jepet urgjentisht një dinamikë e re.

Ne mbështesim përpjekjet e Miroslav Lajçakut, mbështesim ftesën e Gjermanisë për presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe Albin Kurtin. Kandidatura për në Këshillin e Evropës është një vendim i njëanshëm dhe ne nuk i mbështesim ato vendime dhe e konsiderojmë dialogun prioritet."- tha Cochard.

Ai theksoi se qeveria e Prishtinës nuk ka mbështetjen e Francës për paraqitjen e kandidaturës së saj në Këshillin e Evropës, sepse lëvizjet e njëanshme mund të çojnë në ngritje të tensioneve. 

"Ne i kuptojmë aspiratat e Kosovës për të hyrë në institucionet evropiane dhe e mirëpresim faktin që ato janë harmonizuar me qëndrimet evropiane në lidhje me Ukrainën. Megjithatë, lëvizjet e njëanshme nuk i lehtësojnë gjërat dhe mund të çojnë në rritjen e tensioneve”, tha ai.

Kur u pyet nëse Franca do të votojë për hyrjen e Kosovës në Këshillin e Evropës, ambasadori thotë se kjo çështje nuk po kërkohet tani për shkak se procesi i pranimit po zgjat shumë, kërkon mendimin e Asamblesë Parlamentare dhe pastaj rishqyrtimin e asaj kandidature.

"Prioriteti i Francës është të bëjë gjithçka, së bashku me partnerët tanë evropianë, veçanërisht me Gjermaninë, për të vazhduar dialogun mbi baza të forta, dhe kjo është ajo që është urgjente, ndaj ne besojmë se lëvizjet e njëanshme nuk janë të dobishme dhe mund të mbytin një proces tashmë të ndërlikuar. e cila nuk ka përparuar shumë muajt e fundit”,-shtoi ai.

Ambasadori ka kujtuar takimin me drejtorin e Zyrës për Kosovën Petro Petkoviq dhe ka thënë se e obligon që të jetë i hapur në këtë dialog të vështirë që duam ta fillojmë.

Përpjekjet tona po shkojnë në atë drejtim dhe ky është qëllimi ynë”, tha Bashar.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll