Bota

"Ikën" kuna kroate! Nga 1 janari 2023 do përdoret monedha EURO

Në mbledhjen e sotme plenare, ligjvënësit votuan 117-13 në favor të legjislacionit për të futur euron, ndërsa vetëm një prej deputetëve abstenoi në parlamentin prej 151 anëtarësh.

13 Maj 2022, 13:25 Nga DOSJA
"Ikën" kuna kroate! Nga 1 janari 2023 do përdoret monedha
Foto ilustruese

KROACI- "Ikën" kuna kroate! Ligjvënësit kroatë miratuan të premten një ligj që hap rrugën për futjen e monedhës euro vitin e ardhshëm. Kroacia do të zëvendësojë kunën kroate me monedhën euro më 1 janar 2023.

Në mbledhjen e sotme plenare, ligjvënësit votuan 117-13 në favor të legjislacionit për të futur euron, ndërsa vetëm një prej deputetëve abstenoi në parlamentin prej 151 anëtarësh. Të tjerët zgjodhën të mos e jepnin verdiktin e tyre.

Partitë e krahut të djathtë në parlamentin kroat ishin kundër futjes së euros, duke thënë se kjo do të rriste varfërinë dhe do të ushtronte presion mbi qytetarët. 

Ndaj, të dyja monedhat janë vendosur të përdoren paralelisht në muajt pas fillimit zyrtar të aplikimit të euros.

Kroacia, e cila u bashkua me Bashkimin Evropian në 2013, mbetet ndër ekonomitë më të dobëta të bllokut. Ekonomia e Kroacisë varet e gjitha nga të ardhurat nga turizmi gjatë muajve të verës. Vendi tërheq qindra mijëra turistë evropianë dhe të tjerë globalë çdo sezon.

(k.m.dosja.al)

Sondazh

Poll