Dështimi i Rusisë, ushtria humbi të gjithë batalionin duke u përpjekur të kalonte lumin
Ukraine UKRAINË- Forcat ruse po kryejnë manovra "shumë të rrezikshme", të cilat sugjerojnë se liderët e tyre ushtarak&eu...
Materialet pritet ti dorëzohen Gjykatës së Tetovës gjatë javës së ardhshme, pas referimit të së njëjtës para prokurorisë republikane, nga ku edhe është marrë mendim pozitiv.
MAQEDONIA E VERIUT- Prokuroria Themelore e Tetovës do të ngrejë një padi kundër tre personave fizik dhe një personi juridik, për djegien të spitalit modular në Tetovë.
Materialet pritet ti dorëzohen Gjykatës së Tetovës gjatë javës së ardhshme, pas referimit të së njëjtës para prokurorisë republikane, nga ku edhe është marrë mendim pozitiv.
“Prokurorët e lëndës, bënë referimin para Prokurorisë Republikane dhe lënda është para përfundimit. Brenda javës së ardhshme, pritet që lënda t`i dorëzohet Gjykatës së Tetovës për procedim të mëtejmë. Pas përfundimit të hetimeve, do të vazhdohet me ngritjen e akuzave kundër tre personave fizik dhe një personi juridik”, janë shprehur nga Prokuroria.
Sipas Alsat, gjatë procedurës parahetimore janë thirrur mbi 30 mjekë dhe infermiere, që kanë qenë të angazhuara në COVID qendrën e Tetovës natën e kobshme kur modulari u përfshi nga flakët, për të dhënë dëshmitë e tyre para prokurorëve të lëndës.
Janë thirrur edhe dëshmitarë okularë, por edhe familjarë që janë ofruar vetë për të dhënë dëshmitë e tyre. Në hetim u kyçën edhe ekspertë gjermanë, raporti i të cilëve mbërriti tre muaj më parë. Në 8 shtator të vitit të kaluar spitali modular i Tetovës, ku po trajtoheshin 26 pacientë, u bë shkrumb. Jetën e humbën 14 persona, prej të cilëve 12 pacientë dhe dy persona që kujdeseshin për familjarët e tyre.
Pas ngjarjes ministri i atëhershëm i Shëndetësisë Filipçe dhe zëvendësi i tij Ilir Hasani dhanë dorëheqje, por të njëjtat nuk u pranuan nga ish kryeministri Zoran Zaev. Dorëheqje dhanë edhe drejtori i përgjithshëm i Spitalit të Tetovës Florin Besimi dhe drejtori ekonomik Artan Etemi.
Ukraine UKRAINË- Forcat ruse po kryejnë manovra "shumë të rrezikshme", të cilat sugjerojnë se liderët e tyre ushtarak&eu...
Kurti dhe Scholz GJERMANI-Grupi parlamentar më i madh opozitar në Gjermani, CDU/CSU, ka kërkuar nga qeveria gjerma...
G7 GJERMANI- Diplomatët më të lartë nga Grupi i Shtatë vendeve më të zhvilluara u mblodhën të enjten në n...
Sheikh Khalifa bin Zayed Al Nahyan EMIRATET E BASHKUARA ARABE- President i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe sundimtar i Abu Dhabit, Sheikh Khalifa bi...
foto ilustruese KOSOVË- Pas raportimit se janë zhdukur rreth 10 milion euro të cilat ishin të destinuara për rezervat shtetër...
RUSI-Presidenti rus Vladimir Putin i ka thënë kancelarit gjerman Olaf Scholz se është Kievi dhe jo Moska ajo që po bllokon bisedimet ...
EUROPË- Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë se numri i njerëzve që kanë vdekur nga COVID-19 n...
AUSTRALI-Qindra australianëve, i’u është njoftuar ditën e sotme se banorët duhet evakuojnë shtëpitë e tyre pasi ...
SHBA- Njëmbëdhjetë persona vdiqën të enjten pasi një varkë që besohet se po transportonte dhjetëra emigrantë...
KOSOVË- “Kosova dhe Serbia janë shtete sovrane, të cilat kanë të drejtë të zgjedhin vetë prioritetet e tyre pë...