Bota

Caktohet seanca e rradhës për ushtarin rus, 21-vjeçari rrezikon burgim të përjetshëm pët krime lufte

Një ushtar rus 21-vjeçar është akuzuar për vrasjen e një civili 62-vjeçar. I pandehuri dëshmoi para gjykatës se quhej Vadim Sisimarin, se ai kishte lindur në rajonin Irkutsk të Rusisë dhe konfirmoi se ishte ushtar rus gjatë seancës së shkurtër. Gjyqtari njoftoi se gjykata do të mblidhet sërish më 18 maj.

13 Maj 2022, 16:50 Nga DOSJA
Caktohet seanca e rradhës për ushtarin rus, 21-vjeçari rrezikon
Vadim Sisimarin

UKRAINË- Në një gjykatë ukrainase u zhvillua sot seanca paraprake e gjyqit të parë për krimet e luftës në Ukrainë pas pushtimit rus më 24 shkurt.

Sipas Guardian, ushtari rus 21-vjeçar është akuzuar për vrasjen e një civili 62-vjeçar. I pandehuri dëshmoi para gjykatës se quhej Vadim Sisimarin, se ai kishte lindur në rajonin Irkutsk të Rusisë dhe konfirmoi se ishte ushtar rus gjatë seancës së shkurtër. Gjyqtari njoftoi se gjykata do të mblidhet sërish më 18 maj.

Rasti ka një rëndësi të madhe simbolike për Ukrainën. Qeveria e Kievit ka akuzuar Rusinë për mizori dhe barbarizëm kundër civilëve gjatë pushtimit dhe ka thënë se ka dokumentuar më shumë se 10,000 krime të mundshme lufte, duke fajësuar 622 ushtarë rusë.

Rusia mohon të ketë shënjestruar civilët ose të ketë kryer krime lufte dhe akuzon Kievin se i drejton ata për të njollosur ushtrinë e saj.

Në faqen e internetit të gjykatës së qarkut të Kievit thuhet se Sisimarin akuzohet për "shkelje të ligjeve dhe moralit të luftës". Me një kokë të rruar dhe i frikësuar, Sisimarin veshi një xhup me kapuç dhe u dërgua në sallën e gjyqit nga policia.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëmi Ukrainës njoftoi se i akuzuari është një komandant në divizionin e tankeve të Kademirovskaya nga rajoni i Moskës. Prokurori i Përgjithshëm kishte publikuar një foto të tij para seancës.

Nëse shpallet fajtor, ai përballet me burgim të përjetshëm për vrasjen e një civili në fshatin Tsupahifka, në lindje të Kievit, më 28 shkurt.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll