Putin akuzon Ukrainën për bllokimin e bisedimeve
RUSI-Presidenti rus Vladimir Putin i ka thënë kancelarit gjerman Olaf Scholz se është Kievi dhe jo Moska ajo që po bllokon bisedimet ...
Në njoftimin e ministrisë thuhet se ky lajm është i pavërtetë duke konfirmuar se rezervat ushqimore kanë mbërritur në Kosovë sipas marrëveshjes.
KOSOVË- Pas raportimit se janë zhdukur rreth 10 milion euro të cilat ishin të destinuara për rezervat shtetërore në Kosovë ka reaguar Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
Në njoftimin e ministrisë thuhet se ky lajm është i pavërtetë duke konfirmuar se rezervat ushqimore kanë mbërritur në Kosovë sipas marrëveshjes.
“Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë njofton opinionin e gjerë se rezervat shtetërore janë siguruar sipas planifikimit të projektuar. Me planifikim nga MINT dhe financim nga buxheti kombëtar, janë siguruar furnizime me produktet esenciale të rezervës shtetërore në sasi të konsiderueshme gjatë vitit 2022. Rezerva e shtuar gjatë fillim vitit 2022, veçse ka arritur në Kosove dhe është vendosur në lokacionet e aranzhuara për rezervën shtetërore”, thuhet në reagim.
Gazeta Insajder ka raportuar sot se një shumë prej rreth 10 milionë euro të shtetit të destinuara për blerjen e produkteve për rezervat shtetërore, dyshohet se ishin “zhdukur”. Sipas shkrimit të tyre malli që ishtë blerë për rezerva nuk kishte mbërritur në Kosovë, ndërsa kompania nga e cila është blerë ky mall është “zhdukur”.
Reagimi i plotë:
Ju njoftojmë se lidhur me artikullin e publikuar në portalin Isajderi, me titullin “Skandali i madh i ministres Rozeta Hajdari; Zhduken rreth 10 milion euro te destinuara për rezervat shtetërore”, njoftojmë opinionin publik se përmbajtja e këtij artikulli është e pavërtetë.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë njofton opinionin e gjerë se rezervat shtetërore janë siguruar sipas planifikimit të projektuar.
Me planifikim nga MINT dhe financim nga buxheti kombëtar, janë siguruar furnizime me produktet esenciale të rezervës shtetërore në sasi të konsiderueshme gjatë vitit 2022.
Rezerva e shtuar gjatë fillim vitit 2022, veçse ka arritur në Kosove dhe është vendosur në lokacionet e aranzhuara për rezervën shtetërore.
Raportime të pavërteta si kjo janë të dëmshme për sigurinë publike, andaj Ministria e Industrisë Ndërrmarrësisë do të ndjekë rrugët ligjore.
(d.a/dosja.al)
RUSI-Presidenti rus Vladimir Putin i ka thënë kancelarit gjerman Olaf Scholz se është Kievi dhe jo Moska ajo që po bllokon bisedimet ...
EUROPË- Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë se numri i njerëzve që kanë vdekur nga COVID-19 n...
AUSTRALI-Qindra australianëve, i’u është njoftuar ditën e sotme se banorët duhet evakuojnë shtëpitë e tyre pasi ...
SHBA- Njëmbëdhjetë persona vdiqën të enjten pasi një varkë që besohet se po transportonte dhjetëra emigrantë...
KOSOVË- “Kosova dhe Serbia janë shtete sovrane, të cilat kanë të drejtë të zgjedhin vetë prioritetet e tyre pë...
KOREJA E VERIUT-Koreja e Veriut ka njoftuar se janë raportuar 6 vdekje të shkaktuara Covid-19, një ditë pasi pranuan për her&...
Elon Musk SHBA- Elon Musk ka thënë se marrëveshja e tij prej 44 miliardë dollarësh për të blerë Twitter ësht&e...
Rexhep Taip Erdogan TURQI-Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka folur sot rreth kërkesës së Suedisë dhe Finlandës për t'u an...
RUSI- Agjentët rusë kanë raportuar se ata besojnë se Putini është i sëmurë përfundimisht' pas memo top-sekret. Sp...
PERU-Një tërmet me magnitudë 5.5 ballë të shkallës Rihter ka goditur bregdetin qendror të Perusë pasditen e djeshme si...