Aktualitet

Lejoi ndërtimin e banesave pa leje në Himarë, Gjykata e Lartë rikthen në qeli kryeinspektorin e IMT

Me një vendim të Gjykatës së Lartë, Policia e Shtetit i ka rivendosur prangat Milseid Nelajt, 37 vjeç, banues në Sarandë.

13 Maj 2022, 16:18 Nga DOSJA
Lejoi ndërtimin e banesave pa leje në Himarë, Gjykata e
Foto ilustruese

VLORË- Gjykata e Lartë ka kthyer në qeli ish-kryeinspektorin e Inspektoriatit të Mbrojres së Territorit në Himarë, i cili ka lejuar ndërtimin e banesave pa leje në bregdet. Me një vendim të Gjykatës së Lartë, Policia e Shtetit i ka rivendosur prangat Milseid Nelajt, 37 vjeç, banues në Sarandë.

Në vitin 2020, Nelaj u kallëzua nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit për shpërdorim detyre pasi lejoi ndërtimet pa leje. Megjithatë, paravarësisht se ndaj tij rëndonte vepra penale e “shpërdorimit të detyrës”, Gjykata e Apelit vendosi në 2021 për Neljan vetëm masën detyrim paraqitjeje, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë.

Por, Prokuroria ka ankimuar vendimin deri në Gjykatën e Lartë ka vendosur kthimin në qeli të ish-kryeinspektorin të IMT në Himarës. Kallëzimi ndaj Nelajt u bë nga asokohe Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, institucion që kallëzoi  penalisht disa zyrtarë të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë e Himarës. E gjitha ndodhi pas një kontrolli në terren ku janë vërejtur shkelje dhe shpërdorim detyre, që nuk kanë kryer detyrat e tyre të përcaktuara.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll