Aktualitet

Drejtori i komanduar terrorizon baret, nis aksion për gjoba: Kush s’e zbaton, mban përgjegjësi (Urdhri)

Në dokumentin e siguruar nga Dosja.al shihet që Kamsi ka dhënë urdhër për kontrolle në çdo bar në Tiranë, për konsumimin e duhanit në ambiente të brendshme.

13 Maj 2022, 15:09 Nga DOSJA

Drejtori i komanduar terrorizon baret, nis aksion për gjoba: Kush s’e

TIRANË- Kryeinspektori Nardi Kamsi, edhe pse i komanduar në detyrë ka vendosur që të terrirorizojë lokalet duke ushtruar presion. Në dokumentin e siguruar nga Dosja.al shihet që Kamsi ka dhënë urdhër për kontrolle në çdo bar në Tiranë, për konsumimin e duhanit në ambiente të brendshme. Nga ora 20:00 deri në orën 22:00, çdo inspector në Tiranë do të kryejë kontrolle sipas zonës së caktuar në çdo lokal. Çdo subjekt që kapet në shkelje, gjobitet me 1 milionë lekë të vjetra. Në ambientet e mbyllura ndalohet edhe konsumimi i cigares elektronike, duhanit me ngrohje, shisha apo nargjila, vendim ky që sjell mjaft probleme për bizneset në Tiranë. Në urdhrin e firmosur nga Kamsi, thuhet se ngarkim me përgjegjësi do të kenë edhe ata inspektorë që nuk kryejnë kontrolle apo vendosin gjoba.

Urdhri i plotë:

Drejtori i komanduar terrorizon baret, nis aksion për gjoba: Kush s’e
Urdhri i kryeinspektorit Nardi Kamsi

Ministria e Shëndetëssisë dhe Mbrojtjes Sociale, Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor, dega rajonale Tiranë.

Tiranë, më 13.05.2022.

Urdhër

Për kryerjen e Inspektimit në lokalet 'bar-kafe-clube'

Në zbatim të ligjit nr.10433, datë 16.06.2011 "Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë", Ligjit nr.9636 datë 6/11/2006 "Për mbrojtjen e Shëndetit nga Produktet e Duhanit" i ndryshuar, Vendimin nr.241 datë 27.03.2013 të Këshillit të Ministrave "Për Organizimin dhe Funksionimin e nspektoriatit Shtetëror Shëndetësor (ISHSH) si dhe Rregullorës së Brendshme nr.1926 prot. datë 20.10.2015

Urdhëroj:

1.Trupat Inspektuese të Qarkut Tiranë do të kryejnë inspektime sipas ndarjes së zonave përkatëse, në lokalet 'Bar Kafe' më datë 13/05/2022, prëj orës 20:00 deri në orën 22:00.

2.Mos zbatimi i këtij Urdhëri ju ngarkon me përgjegjësi.

Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë, kryeinspektor i Komanduar Nardi Kamsi

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll