Aktualitet

Kërcënoi gjatë emisionit se do vetëvritej, policia: E gjetëm gruan në Himarë, është e stabilizuar

Policia ka bërë të ditur se ka mundur të gjejë gruan dhe ta ndalojë së kryeri aktin e rëndë.

13 Maj 2022, 14:37 Nga DOSJA
Kërcënoi gjatë emisionit se do vetëvritej, policia: E
Policia

VLORË- Një grua kërcënoi ditën e sotme se do të vetëvritej. Ajo telefonoi në emisionin 'Me zemër të hapur' duke deklaruar se do t'i jepte fund jetës. Policia ka bërë të ditur se ka mundur të gjejë gruan dhe ta ndalojë së kryeri aktin e rëndë. Gruaja me inicialet A.K, ndodhet në gjendje të stabilizuar.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 13.05.2022, rreth orës 11:42, në sallën operative të DVP Vlorë, ka telefonuar gazetarja e emisionit “Me zemër të hapur”, shtetasja A. A., e cila ka njoftuar se gjatë një komunikimi me shtetasin A. K., pas një konflikti me familjarët e bashkëshortes së tij, ky shtetas i ka deklaruar se do te vetëvritej. Menjëherë pas telefonatës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë vlerësuan  situatën dhe, në bazë të informacioneve të marra në rrugë policore, bënë të mundur lokalizimin e shtetasit A. K., në shëtitoren e Himarës. Pas komunikimit me shërbimet e Policisë dhe me psikologun, ju bëjmë me dije se shtetasi A. K., aktualisht, ndodhet në gjendje të stabilizuar psiko-emocionale.

(A.B)/Dosja.al

Sondazh

Poll