Aktualitet

Rrahu vjehrrin&kunatin, flet nusja: Doja të merrja dhi, s'më lanë. U qetësuam tani...

Etleva Korra ka treguar çfarë ndodhi në të vërtetë, duke rrëfyer se e gjitha ka nisur nga dëshira për të marrë një dhi dhe pula për fëmijët e saj, por vjehrri nuk i lejoi të futeshin te stalla e tyre.

13 Maj 2022, 15:59 Nga DOSJA
Rrahu vjehrrin&kunatin, flet nusja: Doja të merrja dhi, s'më
Etleva Korra

LIBRAZHD- Etleva Korra, u denoncua në Policinë e Librazhdit disa ditë më parë pasi akuzohej se kishte dhunuar vjehrrin dhe kunatin. Sot, për “Shqipëria Live”, ajo ka treguar çfarë ndodhi në të vërtetë, duke rrëfyer se e gjitha ka nisur nga dëshira për të marrë një dhi dhe pula për fëmijët e saj, por vjehrri nuk i lejoi të futeshin te stalla e tyre. Megjithatë ajo e hedh poshtë versionin që ajo të ketë ushtruar dhunë mbi të afërmit e burrit, ndërsa shtoi se nuk ndahet nga bashkëshorti sepse ka fëmijët e vegjël dhe s’do ti ndaj nga babi i tyre.

"Nuk është e vërtetë, jam bërë shumë keq kur i kam parë lajmet. Kemi pasur një përplasje të vogël, por jemi kapur vetëm për probleme ekonomike.Na ka futur vjehrri në një shtëpi të pabanueshme. Kur bie shi futet brenda. Kam dy fëmijë, djalin 2 vjeç e gjysmë dhe vajzën një vjeç e gjysmë. Kam pasur disa gjëra të vogla kur isha me burrin në Himarë. Po tani këtu... Kur erdha këtu doja të merrja dhi dhe pula, të kisha qumësht dhe vezë për fëmijët, e më thanë jo nuk kemi ku t'i mbajmë. Doja t’i fusja aty te kasollja. Patëm një përplasje të vogël me njëri-tjetrin. Ata kanë përdorur pak dhunë me mua. Unë isha vetëm dhe fëmijët që më vinin te këmbët “o mami, mami që më kapnin nga rrobat”. Dua të kem fëmijët e mi mirë. Të rri me ta dhe kaq. I kam denoncuar në Polici për dhunë. Tani jemi qetësuar. Erdhëm me makinë. Nuk dua të shkëputem se nuk dua ta ndaj fëmijët nga prindi. Kush më sheh nëse ka mundësi të më ndihmojë,"-tha Etleva Korra në fjalën e saj.

Ngjarja ndodhi më 10 maj, kur Policia e Librazhdit raportoi se nusja kishte ushtruar dhunë ndaj familjarëve të burrit, madje këta të fundit u pajisën edhe me urdhër mbrojtje.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll