Aktualitet

E kishte marrë malli për fëmijët, 37-vjeçari shqiptar arrestohet pasi kishte hyrë në Itali pas dëbimit

Shqiptari, i cili nuk mund të shkelte më në Itali për pesë vitet e ardhshme, u gjet në shtëpinë e prindërve të tij në Valvasone. Kur ushtarakët e prangosën, ai e justifikoi ardhjen nga Shqipëria për të parë tre fëmijët e tij të vegjël. 

13 Maj 2022, 15:04 Nga DOSJA
E kishte marrë malli për fëmijët, 37-vjeçari shqiptar
Policia italiane

ITALI-Një shtetas shqiptar 37-vjeçar, i arrestuar nga policia e shtetit në vitin 2021 dhe i riatdhesuar në Shqipëri, u arrestua sërish mëngjesin e djeshëm nga Karabinierët e Casarsa della Delizia në Itali.

Sipas mediave vendase, shqiptari, i cili nuk mund të shkelte më në Itali për pesë vitet e ardhshme, u gjet në shtëpinë e prindërve të tij në Valvasone. Kur ushtarakët e prangosën, ai e justifikoi ardhjen nga Shqipëria për të parë tre fëmijët e tij të vegjël. 

37-vjeçari do të dalë nesër para gjykatës ku mund të qëndrojë në arrest shtëpie ose të përfundojë në burg.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll