Aktualitet

Terrorizojnë qytetaren dhe tentojnë t’i shkulin varësen nga qafa, arrestohen dy autorët

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në orën 13:30 në Unazë të Re, në rrugën "Teodor Keko", ku këta dy persona kanë tentuar t’i vjedhin me dhunë varësen, gruas që po kalonte në zonë.

13 Maj 2022, 15:46 Nga DOSJA
Terrorizojnë qytetaren dhe tentojnë t’i shkulin varësen nga
Pamje nga operacioni

VLORË- Armando dhe Ervis Kurteshi janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi kanë tentuar që t'i vjedhin me dhunë varësen e floririt një gruaje në zonën e Astirit në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në orën 13:30 në Unazë të Re, në rrugën "Teodor Keko", ku këta dy persona kanë tentuar t’i vjedhin me dhunë varësen, gruas që po kalonte në zonë. Pas arrestimit, Policia ka verifikuar se Ervis Kurteshi ka shkelur masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", duke dalë jashtë banesës, gjë që do i shtohet veprave të tij penale. Të dy do të përballën me drejtësinë me veprën penale: “Vjedhja me dhunë" dhe "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit".

NJOFTIMI I PLOTË:

finalizohet operacioni policor i koduar "Necklace". Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 6. Tentuan t’i vidhnin me dhunë varësen e floririt një shtetaseje, falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të shërbimeve të Policisë, identifikohen dhe vihen në pranga 2 autorët e dyshuar.

Njëri nga autorët ishte me masë sigurimi "Arrest në shtëpi".

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas marrjes së njoftimit se ditën e sotme, në orën 13:30, në rrugën "Teodor Keko", 2 persona tentuar t’i vidhnin me dhunë varësen një shtetaseje, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar "Necklace".

Si rezultat i punës dhe veprimeve të shpejta profesionale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, brenda pak orësh, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: - A. K., 30 vjeç, banues në Kombinat, për veprën penale "Vjedhja me dhunë", kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë; - E. K., 35 vjeç, banues në Kombinat, për veprën penale "Vjedhja me dhunë", kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit".

Këta shtetas, ditën e sotme, në Unazë të Re, në rrugën "Teodor Keko", kanë tentuar t’i vjedhin me dhunë varësen, shtetases M. S. dhe më pas janë larguar. Pas verifikimeve ka rezultuar se shtetasi E. K. ka shkelur masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", duke dalë jashtë banesës. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll